Besnik Mustafaj: PS-ja ka nisur manipulimet e zgjedhjeve

359
Sigal

 Ish- ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, dje deklaroi se “Nëse do lejoheshin koalicionet, Edi Rama do të humbiste zgjedhjet. Këshilli Politik ende është pa dakordësi mes palëve. Edi Rama nuk do të lëshojë për koalicionet. Koalicioni do e mundte Ramën. Situata për Reformën Zgjedhore më duket jashtëzakonisht kritike. Paraqitja e draftit nga PS-ja ishte pretekst. Opozita ka hequr dorë nga kërkesa kryesore, krijimi i një qeverie teknike. Pra, heqja e mundësisë së Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. PD-ja nuk duhet të lëshonte nga kërkesa, duke njohur kundërshtarin. Partia Demokratike pranoi Damian Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, që ka dosje për blerje votash. PD-ja gjendet në pamundësi për të parë drejtësi. ODIHR-i është një arbitër i pranuar nga të gjitha palët. Në fund të lojës, PS-ja rrëzon arbitrin. Rama mund ta përçajë opozitën edhe pa ndërhyrë në Kodin Zgjedhor. Ai e përçan opozitën duke blerë deputetë të opozitës parlamentare, siç thuhet. Edhe ikja e opozitës parlamentare, që e la sallën e Kuvendit, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues. Do shihet nëse Rama do i përdorë këta deputetë opozitarë parlamentarë në vazhdim. Largimi i njerëzve nga qendrat e votimit është që të mos ketë votues të shumtë. Çfarë besimi do kenë qytetarët tek Sandër Lleshaj. Kushedi çfarë kushtesh të tjera kanë përgatitur këta për të shkatërruar procesin zgjedhor.”