Besnik  Mustafaj: Enkelejd Alibeaj me ankimimin e vendimit të gjykatës po i bën shërbimin e fundit qeverisë

210
Sigal

Ish-ministri Besnik Mustafaj ka thënë se Enkelejd Alibeaj duke ankimuar vendimin e gjykatës për Kuvendin e ’11 dhjetorit’ po përpiqet t’i bëjë shërbimin e fundit qeverisë duke e lënë opozitën në një xhirim të madh brenda vetes. Mustafaj theksoi më tej se ankimimi i vendimit të gjykatës nga Alibeaj është një veprim i çuditshëm. “Kjo jo vetëm nuk është serioze por e dëmshme. Është energji e madhe e opozitës që harxhohet brenda vetes. Ky është shërbimi i fundit që Alibeaj po përpiqet t’i bëjë qeverisë, duke e lënë opozitën në një xhirim të madh brenda vetes. Alibeaj është jo vetëm jurist por ka njohje shumë të mirë edhe të frymës së ligjit. Ankimi i Alibeajt i çuditshëm”.-deklaroi Mustafaj. Ai ka komentuar edhe takimet që ka zhvilluar Enkelejd Alibeaj në Kuvend dhe jo në ambientet e selisë blu. “Ai e di që nuk ka zyrë si kryetar i PD në seli, por ka zyrë si nënkryetar i Kuvendit dhe i pret në atë zyrë. PD nuk përmbush asnjë kriter për t’u sanksionuar si organizatë. Qëndrimin e Kim duhet ta shohim si qëndrim të SHBA”.-tha Mustafaj.