Besnik Mustafaj: Cakaj nuk tha asgjë për sfidat e integrimit, as për lobimin në Këshillin e Sigurimit, sepse është i paaftë

433
Sigal

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e ministrit

Kryeministri ka qenë i vendosur në karshillëkun e tij ndaj shumicës absolute të opinionit të shqiptarëve, ndaj shumicës absolute të opinionit politik dhe presidentit, ka qenë i vendosur të çojë në vend idenë e tij. Akti i delegimit të kompetencave nuk përbën problem themelor. Ka ndodhur edhe më parë. Problemi është me dy pjesë. E para është, nëse ky ministër ka kapacitetin apo jo ta bëjë realisht punën e ministrit për Evropën e Punët e Jashtme. Unë e shoh si të paaftë për ta bërë. Edhe fjalimi ishte konfirmim i rezervave që unë dhe shumë të tjerë kemi pasur. Cakaj tha dje në fjalimin e djeshëm, se priste që këtu të hiqej nami i keq dhe në fakt ia shtoi. Ne prisnim të rendiste disa nga sfidat kryesore që ka diplomacia shqiptare. Ne kemi filluar pjesëmarrjen në trojkën e OSBE për të marrë kryesinë e OSBE. Është një gjë që bëhet për herë të parë nga shteti shqiptar. Gjatë këtij viti dhe vitin tjetër duhet të lobojmë për vendin e përkohshëm për anëtar të KS. Ai nuk foli për asnjë nga këto, as për vendimin e KiE për Shqipërinë. Foli për integrimin rajonal, çfarë nënkupton ai. Ne nuk kemi një proces integrimi rajonal. E vetmja tezë që Cakaj tha dje dhe që nuk ka asnjë kuptim. Ai tregoi se ishte i paaftë dhe i papërgjegjshëm. Në këtë kuptim jam i shqetësuar nga ky delegim.