Besëlidhja Kuqezi e sovranit, stop Totalitarizmit Rama me dt 2 mars

419
Nga Azgan Haklaj 
Në ditëlindjen arbërore triumfon demosi mbi Kracinë Edviniane.
Kanë kaluar vetëm pak muaj që Bota festoj 30 -vjetorin e renies së perdes së hekurt, rrezimin e Murit të Berlinit.
Menjëherë pas renies së tij, tre dekada më parë kudo në Europë filluan revolucionet për përmbysjen e diktaturave dhe vendosjen e demokracisë si në Poloni, Hungari, Rumani, Shqipëri.
Me renien e komunizmit u ngjall shpresa së në Europën qendrore dhe lindore do të instalohet e konsolidohet demokracia liberale.
Por shihet qartë se kriptokomunistët kanë mbijetuar në shumë vende dhe se kanë restauruar regjime autokratiko- neodiktatoriale -oligatkike me skema mafioze të korrupsionit, mashtrimit, shantazhit, komprementimit, intimidimit, krimit shtetëror, dhunës së hekurt, nëpërmjet pushtetit kanë uzurpuar të gjitha gjymtyrët e shtetit.
Edhe në Shqipëri pas tre dekadash demokracia dhe shteti i së drejtës, të gjitha pushtetet qendrore dhe lokale, Kushtetuta, institucionet kushtetuese, ekonomia shqiptare, liritë dhe të drejtat e individit janë uzurpuar nga Sundimtari Suprem Edi Rama, Partia shtet “Rilindja” dhe demonët e saj.
Vendi është zhytur në një krizë të thellë, kushtetuese, juridiko- institucionale, ekonomike, zgjedhore, për shkak të asgjësimit të votës dhe proçesit të zgjedhjeve të lira.
Republika parlamentare është kthyer në republikë Kryeministrore.
Edi Rama nëpërmjet Ministres së Drejtësise Gjonajt me fallsifikim të provuar publikisht tashmë, duke rrëmbyer  në shkelje flagrante të kushtetutës, kopetencat e Presidentit dhe Mubashit të tij famëkeq Dvoranit po përpiqet të kapë Gjykatën Kushtetuese, e nëpermjet grushtit të shtetit të pushtojë Presidencën, të vetmin institucion të pamposhtur prej tij dhe në vend të Regjimit të tij autokratiko- diktatorialo- oligarkik të instalojnë përfundimisht Totalitarizmin alla Rama.
Pra kështu Rama dhe Partia shtet Rilindja do të kontrollojë të gjitha pushtetet politik, ekonomik, ushtarak, juridik, policinë, prokurorinë, gjykatat, tatimet, doganat, plutokracisë mediatike, nëpërmjet paketës antishpifje do të asgjesojë fjalën e lirë, përmes përgjimeve elektronike kërkon të fusë nën kontroll aktivitetin e jetës së përditëshme të qytetarëve, burimet ekonomike kombëtare, pra totalisht të komandojë gjithçka, ashtu si në planet pesëvjeçare sovjetike, reformen agrare kineze, apo të Atit shpirtëror të Edi Ramës Enver Hoxhës.
Kështu patën vepruar edhe Duçja e Hitleri me regjimet e tyre totalitare fashiste dhe nazifashiste, të cilët shfrytëzuan atëkohë Depresionin e madh ekonomik të viteve 1920 – 1930 për të konsoliduar pushtetet e tyre gjakatare.
Totalitarizmi është pra regjim radikal që synon eleminimin përfundimtar të politikës.
Kibernetika Rilindase ka shpresuar se me zgjedhjen e Ilir Metes President e ka përzenë atë nga politika, është mbyllur kapitulli politik i tij dhe se i ka përenduar koha, si për të përligjur maksimën e Filozofit të Lashtë Kinez, Konfucit i cili thotë:
“Diellit që përendon e burrit që bie i mbyllet dera”.
Në fakt po rezulton se kjo prognozë e alkiminë rilindase është e gabuar.
Historia e ka rithirrur përsëri në skenë Presidentin.
Në historinë e pluralizmit politik të Shqipërisë për herë të parë është Ai që po i kthen pushtetin sovranit dhe e ka thirrurr popullin në Bulevardin Deshmorët e Kombit me dt 2 mars, ora 17, me Slloganin, ” Për Shqipërinë, për Kushtetutën, për Kombin”, për ti thënë:
Jo Grushtit të Shtetit.
Jo Republikës Kryeministrore.
Po Kushtetutës.
Po Shqipërisë.
Po Republikës parlamentare.
Për të mbrojtur nga pushteti totalitarë i Edi Ramës shtetin e së drejtës, dokumentin themelor të tij Kushtetutën, demokracinë, Kombin, liritë e të drejtat e qytetarëve, barazinë para ligjit.
Lumenjtë e njerëzve do të përmbytin me dt 2 Mars, ora 17 Bulevardin që mban emrin e atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut.
Në tapetin e këtij Bulevardi madhështorë, do të ndeshen, në antitezë Populli sovran me Totalitarizmin e Edi Ramës, demosi me Kracinë Edviniane, virtyti qytetar me vesin e demonëve të pushtetit të instaluar me vota të vjedhura, para të pista të organizatave të strukturuara kriminale, matadorët që mbrojnë kauzën e shtetit të së drejtës me demat e terbuar që mbrojnë klikën mafioze, patriotët shqiptarë, nacionalstët arbërorë me Qeverinë Kuislinge të Esat Pashës së dytë, sivëllaut të Vuçiçit Edi Rama.
Në këtë referendum, me këtë Besëlidhje Kuqezi do të triumfojë sovrani.
Misionarët e Kombit, gandistët shqiptarë, plebishiti pacifist do ti kthejë pushtetin popullit i cili ushtron sovranitetin absolut, hyjnorë.
Demosi do të triumfojë mbi kracinë.
Virtyti qytetar mbi vesin pushtetar.
E mira mbi të keqen, mbi të poshtren..
Deviza e Disidentit të iluminuar të Francës,Volterit është shumë kuptimplote sot:
“Ta shtypim të poshtrën”.
Një Komb në këmbë për të shtypur të poshtrën”.
2 marsi është epilogu i tranzicionit të gjatë, fundi i pushtetit absolut dhe triumfi i pushtetit të sovranit, prologu i kthimit e konsolidimit të demokracisë së viteve 90- të, fundi i propotencës, arrogancës dhe ngadhnjimi i arsyes qytetare.
Sigal