Në një kohë kur Arben Ahmetaj vijon të jetë në arrati, bosët e krimit dhe baronët e korrupsionit po amnistohen, SPAK merr peng një gazetar që mbulon zhvillimet e kronikës në Ora News.
Gazetari Elton Qyno mbahet prej orës 10:00 në ambjentet e SPAK ku i kërkohet llogari se kush i ka dhënë informacion për dosjet hetimore.
Pengamarrja e gazetarit na kthen pas në kohën e errët të para viteve 1990 kur lajmësi arrestohej në bazë të nenit famëkeq 55 për agjitacion e propagandë.
SPAK u ngrit për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe jo për pengmarrje gazetarësh dhe për tu përdorur si kobure kundër opozitës.



















