Besart Kadria zv.ministër, Olti Curri: Mesa po kuptoj emërimet në qeverinë Rama i bën Monika Kryemadhi

533
Sigal

Dikur pjesë e PD, “i ashpër” me qeverinë në emisionet televizive ku ka qenë i ftuar ndërsa ulet në prehërin e qeverisë duke marrë detyrën e zv.ministrit të financave dhe ekonomisë.Po flasim për katapultimin 360 gradë të Besart Kadisë.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë dhe mban firmën e vetë kryeministrit Edi Rama. Kadia do të zëvendësojë kështu Belinda Ikonomin, e cila u lirua nga detyra në 21 tetor.

Kadia bëri bujë në media e portale me debatin me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në “Open”.

Zëvendësi i ri i Denaj e akuzoi në atë emision Kryemadhin se, pavarësisht se bënte si opozitare ndërsa emëronte ministrat në qeverinë Rama.

Nga ana tjetër, Kryemadhi e akuzoi si njeri të Samir Manes, me të cilin, tha ajo, është në luftë. Dhe mesa duket paska patur të drejtë.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit në qeverinë Rama reagon edhe opinionisti dhe blogeri Olti Curri.

Me nota të forta ironie Curri shkruan:

“Hahahahahahahha dmth Monika emëron zv ministrat në qeverinë Rama. Aman ate Lorenc Vangjelin ma bëjë zv minister se të tjerët presin…”