Berisha:“Të hënën mbledhim parlamentin, por Rama është mjeran”

428
Sigal

Berisha pranon propozimin e Ilir Metës për  të votuar 3 ligjet, që janë pjesë e 12 prioriteteve për statusin kandidat

Ditën e hënë mblidhet parlamenti i Shqipërisë, për të votuar 3 ligjet e integrimit. Lajmi u konfirmua nga kryeministri i vendit Sali Berisha nga Kukësi gjatë prezantimit të kandidatëve të për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Berisha pranon, duke ia hedhur fajin tërësisht Ramës
“Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në cdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në Parlament me çelësin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 2011 gjer më sot për të gjithë shqiptarët. Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderave të Bashkisë, të gjithë reklamat e kryeqyteti, ti që i llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë së bashku me ligjet amnistinë fiskale. Pazarxhiu i 1 prillit deklaroi se, “unë pranoj paketën e Ilirit”. Sot janë 224 ditë, që ai ka bllokuar për secilin prej jush pasaportën më prestigjioze pas NATO-s, pasaportën e statusit të vendit kandidat. U bënë 224 ditë që ai bllokoi qindra milion euro për fermerët shqiptarë”, tha Berisha.

“Votoni PD-së, se u ndërtoi autostradën e Kombit”

Berisha u kërkoi kukësianëve edhe përse duhet të votojnë PD-në, duke iu kërkuar kuksianëve që të votojnë numrin 44, Partinë Demokratike më 23 qershor, e cila ndërtoi autostradën e Kombit, shprehu angazhimin për vijimin e investimeve të tjera në këtë zonë.

“Kosovarët nuk ia falin Ramës, që u bë pengesë për rrugën e Kombit”
Kryeministri risolli në vëmendje përshkrimet që kryesocialisti ka bërë për Shqipërinë duke i kujtuar se, e ka cilësuar si “karrocën e Ulokut”. Berisha iu përgjigj akuza të Ramës në lidhje me cilësimet dhe vlerësimet që kosovarët kanë për kryeministrin e Shqipërisë duke theksuar se Kosova nuk i fal atij përpjekjet që ai bëri për të penguar ndërtimin e rrugës së Kombit.  “Alternativa tjetër është alternativa e akuzave, akuza akuzave. Alternativa e poshtërimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njeriu që vetëm pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalët me të ndyra të fjalorit shqiptar, do e quante ‘karrocën e Ulokut’. Edvin Kristaq Rama na shkoi në Kosovë dhe u tha kosovarëve se ju Sali Berishën e merrni për Skënderbeun, tani nga Kukësi do ti them dy fjalë shokut Edvin. Kosovarët më shumë se gjithë të tjerët, kushdo në Evropë kanë faktuar me gjak lirinë e tyre, ata e dinë se Skënderbeu pas Zotit është Krishti dhe Muhameti i gjithë shqiptarëve, ata Skënderbeun nuk e ngatërrojnë as me Ibrahim Rugovën, as Adem Jasharin e as njeri tjetër, por problemi yt është ky, në një kohë kur në Kosovë nënat dhe motrat kosovare ishin të hapura rrobat e gjakut të fëmijëve të tyre ti Edvin në Tiranë i dorëzoje çelësin e artë Gordanit, për marshet mbi shqiptarët. Ndaj dhe ty jo Kosova, po çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund të pranojë kurrë, Kosova e njeh njëmijë herë më mirë se ti Skënderbeun, por Kosova nuk të fal ty Edvin Kristaq Rama, se kur ne po çanim malin për të ndërtuar autostradën e Kombit t’i dërgojë deputetët e t’u për të ngritur çadrat për grevë në tunelin e Kalimashit”, -theksoi Berisha.

“Alternativa e Ramës, është bllokimi”
Shefi i qeverisë, tha se alternativa e Partisë Socialiste është bllokimi, ndërkohë ë iu përgjigj Ramës në lidhje me çështjen e vizave me Amerikën. “Alternativa tjetër, vetëm bllokim, bëri gjithçka për të bllokuar marrëveshjen e stabilizim asociimit, i shndërroi deputetët e tij në qenie mjerave që hynin në Parlament sikur ishin në një vath jo në Parlamentin e vet. Për NATO-n blije deklarata sharlatanësh. Për vizat, bërë gjithçka që shqiptarët të mos lëviznin të lirë në Evropë, dështove. Dje deklarove se Berisha kërkon heqjen e vizave me Amerikën që të mos mbete shqiptar në Shqipëri, me metrin tënd dhe moralin tënd ashtu del, por për shqiptarët, Shqipëria është Amerika, nuk është në pasurinë e Amerikës nuk ka fuqinë e saj, por ka “baltën më të ëmbël se mjalta”, ka dashurinë me të pakufishme se malet”, shtoi Berisha.