Berisha zbardh detajet nga takimi me përfaqësuesen e ODIHR: I paraqita të gjitha problematikat. PD e vendosur të çojë para procesin elektoral

110
Sigal

Dikur ‘armiq’ që u përplasën 27 vite më parë për zgjedhjet e 1996, ndërsa sot duket se kanë sheshuar gjithçka. Dhe këtë fakt e konfirmoi takimi që përfaqësuesja e ODIHR, Audrey Glover pati me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka zbardhur detaje nga takimi me Glover, ndërsa theksoi se gjithçka ishte në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, për t’u informuar mbi këtë proces.

“PD e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral. Mendoj se zonja Glover ishte në një takim për t’u informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikët”, tha ish-kryeministri.

Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996.

Për t’u rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 majit. Ndërkohë po sot Glover takoi dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.