Berisha: Vizita në Gjermani, Tahiri nuk ishte te babai i sëmurë

628
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se ka mashtruar drejtësinë dhe Parlamentin, duke deklaruar se udhëtoi drejt Gjermanisë për të vizituar babain e sëmurë. Berisha denoncon, referuar atij që e cilëson si “oficeri digjital”, se “mashtrimin kriminal të Saimir Trafikut për motivin e largimit të tij në Gjermani, në kundërshtim dhe thyerje flagrante të Kushtetutës dhe vendimit të Parlamentit. “Sipas tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Trafiku ka qenë në Gjermani nga data 17 deri më datën 20 nëntor dhe, po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri në këto data nuk ka qenë fare në Gjermani, por vetëm në Shqipëri”, shprehet Berisha. Ai përsëriti edhe një herë thirrjen që “t’i hiqet menjëherë mandati këtij trafikanti gangster”.
Sigal