Berisha thirrje pjesëmarrje në protestë: Ta shporrim narkodiktatorin Edi Rama

112

Rreth një orë para nisjes së protestës së rradhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve, e mbështetur edhe nga opozita, ish-kryeministri Sali Berisha i fton të gjithë t’i bashkangjiten asaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha fton shqiptarët që, sot në ora 17:30 të ngrihen në këmbë kundër atij që ai e quan narkodikator.

“Shqiptarët sot ne ora 17:30 të gjithë në këmbë! Kundër Edvinit, vandalizmin e të cilit Europa e krahasoi me atë të Adolf Hitlerit dhe Enver Hoxhës!Ta shporrim ta shporrim narkodiktatorin!”, shkruan Berisha në postimin e tij.