Berisha takim me kryebashkiakun opozitar turk: ta kthejmë 14 Majin në fitore kundër Ramës dhe Erdoganit

113
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll, Ali Kilic. Berisha shprehet se në takim është diskutuar për bashkëpunimin dy palësh dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke u ndalur në datën 14 Maj e cila është datë zgjedhjes si në Shqipëri ashtu edhe në Turqi, Berisha është shprehur se duhet punuar për ta kthyer atë në një ditë fitoreje. “Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në ditë fitoreje për Turqinë dhe Shqipërinë”, tha Berisha në mbyllje të takimit.

Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozitës në Turqi dhe lufton për to. “Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.