Berisha takim me drejtuesit e qarqeve të PD: Nuk do të ndërtojmë kurrë rrugë me 14 kontrata siç bën sot Rilindja

36
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim virtual me drejtuesit e qarqeve.

Takimi u zhvillua me platforma online, për shkak se Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”.

NOA

Teksa shpalosi programin ekonomik të PD për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen, Berisha sa se Partia Demokratike do dyfishojë pensionet dhe rrogat gjatë mandatit të parë.

Me tej kreu i PD u zotua se partia e tij nuk do të ndërtojë 13 kilometra rrugë të ndarë në 14 kontrata të ndryshme, sikur se po bën kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku për të vjedhur.

Sali Berisha: Kërkova mbledhjen me ju në një moment të veçantë, në një moment kur në arenën ndërkombëtare kanë ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme, rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhe përben rikthimin më të rëndësishëm me votën e lirë në të gjitha kohërat.

Për ne shqiptarët përveç kombeve që përjetojnë luftën, agresionin rus siç është Ukraina, kjo fitore ka rëndësi të jashtëzakonshme, pasi Shqipëria u shndërrua në eksperimentin tragjik të doktrinës së Sorosit. Në Shqipëri u instalua narkoshteti dhe u vendos persekutimi i hapur i opozitës, u krye grushti i shtetit ndaj opozitës shqiptare. Më lejoni të bëj sqarim, kur themi grusht shteti ndaj opozitës, ndaj Shqipërisë është e vërteta.

Detyra jonë të qëndrojmë siç qendruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë. Duhet të jemi të sinqertë, arsye madhore që bëri që amerikanët të rikthenin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte faktori ekonomik. Ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, që synon të rikthejë individin, problemet, të gjithë çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.

Çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike, ne kemi paraqitur një paketë që konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, rroga minimale prej 500 eurosh, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë dhe në rrogën mesatare 1200 euro. Qytetarët kanë të drejt të jenë skeptik se kanë 11 vite që pensionet jo vetëm nuk rriten por ulen, sepse ka 11 vote që shohin 5 fishimin e rritjes së rrogave të larta. Pra natyrshëm çdo qytetar pret nga ju shpjegimin, ku do ti vidhni paratë, pse premtoni rritje të tilla.

Dua t’u rikujtojmë qytetarëve se për ne në programin tonë ka qenë dhe mbetet i pari qytetari. Nuk mund të ndërtojmë kurrë ne rrugë të ndajmë 13 kilometra në 14 kontrata siç bën sot Edi Rama me Belinda Ballukun, për të vjedhur në 14 kontrata. Informoni qytetarët se buxheti 2013 2023 ishte 57 mld euro nga të cilat vetëm 7 mld u përdoren për pagesa rroga. Asnjë qytetar, pensionist, asnjë i papunë, asnjë familje me ndihmë ekonomike nuk do ketë preokupimin më të vogël se ku do gjenden paratë. Paratë do u merren hajdutët.