Berisha sulmon ministren: Mimi Striptiza përdor sulmet ndaj opozitës si gjethe fiku

483
Ish- kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, pas deklaratave të kësaj të fundit, ku bëri një krahasim mes vitit 1997 me ngjarjen e Gërdecit gjatë një takimi me strukturat e Ushtrisë që nisën operacion në Egje në kuadër të misionit të NATO-s. Përems një statusi në Facebook Berisha thotë se Mimi Kodheli përdor sulmet ndaj opozitës si gjethe fiku.
Statusi i plotë: 
Mimi Striptiza përdor sulmet ndaj opozitës si gjethe fiku!
Te dashur miq, ndrikulla e mbrojtjes, famozja Mimi Striptiza, e akuzuar për afera te mëdha korruptive me Gjeneral Trafikun dhe qe ka shnderruar sekretarin e përgjithshëm te saj de fakto nga badiguard e mazhardom zyre, ne gjeneral, shef shtabi, pilot, tankist, shofer, tenderman e çdo gje tjeter ne atë ministri, ndërmori dje, tek përcillte ne një mision te NATO-s ne Egje ushtaraket tanë, një sulm politik ndaj opozitës.

Mirepo Mimi Striptiza harroi se për vendin e zgjedhur, sulmi e nxirrte ndrikullën nje valltare madje dhe me te zhveshur tashme jo si dikur ne klubet e natës te Athinës por fiks ne vend komanden nga niseshin ushtaraket tanë për ne mision jashtë vendi.

Ndrikulla Striptiza, duke perdorur sulmet politike si gjethe fiku dhe jo dorëheqjen e saj apo procesin ligjor ndaj mediave për akuzat e pa dëgjuara ndaj saj, veçse pohon vertetesine e akuzave te mediave te cilat nuk i hedh dot ne gjyq sepse i druhet se ne salle do përballet me videot e te shkuarës te saj te “lavdishme”. Ajo vazhdon e kënaqur detyren e saj sepse ne një organizate kriminale si qeveria shqiptare, ajo, me aferat e saj nuk nxinë me shume se te tjerët.
Sigal