Berisha: Studentët ti bashkohen aksionit të opozitës

23
Sigal

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje studentëve dhe të rinjve ti bashkohen aksionit të opozitës për të shpëtuar Shqipërinë.

Nga arresti shtëpiak, Berisha është shprehur se rinia do të jetë fitimtarja më e madhe e kësaj lëvizje.

Berisha: Lejini teorirat, dilni nga lëvozhga. Bashkohuni me opozitën.

Nuk ka opozitë të përsosur, nuk ka lëvizje pa kthim të përsosur, por janë shpëtimtare, janë shpresa, janë fitorja, janë e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Duke përfunduar, një apel, një thirrje nga zemra për të rinjtë e këtij vendi. Bashkohuni me opozitën, bashkohuni të shpëtojmë vendin. Se nga ky bashkim, ju do të jeni fitimtarët më të mëdhenj.

Nga ky bashkim ju do të jeni fytyra e vërtetë, e fitores dhe Shqipërisë së fituar. Nga ky bashkim ju riktheni Shqipërinë në rrugë normale, Riktheni Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian.

Mos prisni askënd që të realizojë ëndërrat tuaja. Ëndërrat tuaja ju do ti realizoni ju vetë, me mençurinë, guximin, vullnetin tuaj.