Berisha spekulon me luajalitetin e tij ndaj SHBA-ve. Opozita e Bashkuar i fiton zgjedhjet e 2013-s!

3294
Sigal

Lëvizja Nano në një tjetër reagim për median, duke uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për festën e Pavarësisë, shprehet se Amerika ka qenë një partner strategjik për Shqipërinë, por fatkeqësisht, sipas ish-liderit të së majtës, Kryeministri Berisha spekulon me luajalitetin e tij nga partnerëve ndërkombëtar. “Fatkeqësisht ne vërejmë se Kryeministri Berisha vazhdon të spekulojë me kinse luajalitetin e tij ndaj SHBA-ve dhe Partnerëve të tjerë Europiane, ndërkohë që, ai në të vërtetë është treguar kokëfortësisht i paaftë dhe i pavullnetshëm për të kryer këto detyra të shtëpisë, ndaj vazhdon t’i lërë partnerët amerikanë me këshillat dhe programet e tyre për Shqipërinë prapa derës dhe prapa listës! Shembulli më i fundit, pas inercisë shumëvjeçare të regjimit të Berishës, është zgjedhja e Presidentit dhe vazhdimi i ngërçit të reformave për statusin e kandidatit në BE në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”,- thuhet në deklaratën e Lëvizja Nano për fitoren e socialistëve. Lëvizja Nano duke sulmuar shefin e qeverisë, thekson se, “regjimi i Berishës e ka dërguar vendin në buzë të greminës. “Sali Berisha e ka të pamundur të konkurrojë me Opozitën e Bashkuar në vend. Bashkimi i Opozitës është domosdoshmëri politike dhe historike në mënyrë që në të gjithë faktorët dhe aktorët opozitare së bashku ta rikthejmë Shqipërinë në axhendën e zhvillimit dhe integrimit të shëndetshëm. Opozita e bashkuar i ka të gjitha mundësitë që t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2013”,- përfundon deklarata e Lëvizjes Nano për fitoren e socialistëve.