Berisha shpërthen ndaj Ramës: Mediokër, ti je “kapo i meduzës”. Ju tregoj pse Çako ka çelsat e policisë

422
Ish-kryeministri ka marrë fjalën pasi foli kryeministri dhe nga foltorja ka lëshuar akuza të forta drejt tij dhe drejtuesve të policisë. Berisha e ka quajtur Ramën “koka e meduzës” sepse është ai që përkrah bandat kriminale.
“Nuk ka ndodhur kurrë që në një natë të godasin bandat në të paktën 3 qytete si Elbasani, Lezha, Tirana”, shprehet Berisha.
“Nuk kam ndërmend të citoj burimet e pafundme ndëkombëtare të cilat u cituan nga kolegët, por do të ndalem vetëm në materien e kësaj toke, vetëm në të dhënat për tu faktuar shqiptareve se Edvin, është kapo i meduzës, është nëna e nënave të krimit në këtë vend. Se Edvin ka instaluar këtu atë që një ekspert do ta quante narko shtetin, shtetin e drogë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që në një javë narko bandat të godasin policinë e shtetit, në Elbasan, Bathore, Lezhë, por narko bandat janë me fletë se kanë me vet më të madhin. Noriegën kreun e meduzës dhe të krimit të organizuar. Po pse mendoni ju se Hakiu i ka çelësat e rendit në Shqipëri. Hakiu ka çelësat e hashashit dhe drogës. A nuk është Edi Rama që mbushi parlamentin me vrasës, përdhu nues, apo jo. A nuk është Edi Rama që përcolli Arbën Frokun jashtë që nxorri jashtëtë një ditë pas dënimit të përjetshëm.
Pse merremi me krimin, ja ku është krimi, ja ku është kreu i meduzës. Edi Rama është koka e krimit. Në celularin tënd ke me 10 qindra mesazhe nga vrasës dhe killerat e tu”, thotë Berisha.
Sigal