Berisha: Regjimi i Ramës më anti-shqiptari pas Enver Hoxhës! Qeveritarët shtojnë pasuritë përrallore

111
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme para demokratëve të Korçës se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve.

Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.

“Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.

Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas  regjimit të Enver Hoxhës.

Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri?

Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër.“-tha Berisha.