Berisha referendumin po e përdor si alibi për dështimin e integrimit

474
Sigal

Intervista/Deputeti i PS-së Fatmir Toçi, analizon deklaratën për referendum për imunitetin

Deklarata e kryeministrit për mbajtjen e një referendumi për heqjen e imunitetit është një flluskë sipas deputetit socialist Fatmir Toçi, për largimin e vëmendjes nga problemet aktuale. Në një intervistë për “Telegraf” zoti Toçi, është shprehur se nuk është e lehtë për mbajtjen e një referendumi, ku duhen 3/5 e deputetëve. Në lidhje me qëndrimin e opozitës zoti Toçi ka deklaruar se “e kemi bërë propozimin tonë në lidhje me referendumin, dhe se ne si opozitë jemi për përfshirjen e tërë paketës”.

 -Zoti Toçi, kryeministri Berisha deklaroi se do të zhvillojë referendum për heqjen e imuinitetit. Ju si e cilësoni deklaratën e tij?

Ajo deklaratë është një flluckë e radhës që e bën kryeministri sa herë që dëshiron që të largojë vëmëndjen nga problemet e ditës. Sepse kryeministri e di shumë mirë dhe nëse nunk e ka mësuar këtë gjë ai nuk mund të jetë kryeministër, që mazhoranca nuk mund të marrë një iniciativë të tillë për një referendum pasi duhen  3/5 e votave të deputetëve të parlamentit. Nëse do të ishte kaq kollaj për mbledhjen e votive prej 3/5 atëherë ne mund ti kishim kaluar ndryshimet për heqjen e imunitetitn në seancën që u mbajt në datë 6 gusht. Prandaj kjo ndodh shpesh me Berishën, kur ai dëshiron që të largojë vëmëndjen nga problemet që kanë qytetarët ai bën ndonjë deklaratë të tillë. Vetë kryeministri Berisha nuk e bëri këtë deklaratë për deputetët, por e bëri më shumë për militantët e tij që i mban të tendosur, dhe u ngre moralin militantve të tij me deklarata të tilla.

 -Opozita a e sheh të mundur realizimin e një referendumi të tillë në këto kushte?

-Ka pasur shumë refleksione nga konstitucionalistët pas kësaj deklarate, ku e kanë shpjeguar shumë mirë sipasKushtetutës këtë çështjen e referendumit. Ata e shpjegojnë shumë qartë që kjonismë nuk mund të realizohet nëpërmjet asaj që kërkon kryeministri i vëndit. Megjithatë unë dua të shpreh qëndrimin e Partisë Socialiste që ne nuk jemi kundër as ndryshimeve në Kushtetutë që ne e kemi deklaruar dhe as referendumeve nëqoftëse do të bëhën për paketën e plotë të cilat janë propozuar dhe që pa dyshim kërkojnë diskutime. Jemi ata të parët që kemi propozuar përbërjen e draftit për heqjen e imuinitetit, jemi në që nuk kemi frikë dhe nuk mbrohemi nga imuniteti, pasi është absurde të akuzohet për abuzime opozita, në një kohë kur buxhetin, projektet i ka qeverija.

 -A mos ndoshta kjo po përdoret si alibi nga maxhoranca me qëllim që t’i lihet faji opozitës sërish nëse do të dështojë statusi?

Sigurisht kjo është kryesorja mendoj unë, pasi Berisha po e ndjen që punët me integrimin nuk janë vaj, sepse qeveria nuk ka realizuar pjesën më të madhe të pikave që janë vënë  nga BE-ja. Në këtë rast Berisha kërkon një alibi, që të krijojë idenë në publik që opozita është ajo që po pengon integrimin e vëndit etj. Ai ka zgjidhur çështjen e imunitetit që nuk ka të bëjë fare me kushtet që ka vënë komuniteti europian për integrimin e Shqipërisë. Është dhe diçka tjetër mjaft e çuditshme që kryeministri i vëndit ashtu siç flet herë pas here si historian, si studies i lëtërsisë, apo i arteve ashtu shfaqet edhe këtë herë për të folur si konsitucionalist në këtë rast, kur një gjë të tillë mund ta bëjnë mjaft mirë personat kompetent për këtë fushë. Pasi kryeministri është në drejtimin e ekzekutivit dhe ai ka për detyrë që të zbatojë ligjet që i miraton parlamenti i Shqipërisë.

 -Opozita ditë e djeshme e ka kushtëzuar mbajtjen e një referendumi të tillë me disa pika të tjera. Nëse mazhoranca nuk do i marrë parasysh propozimet e opozitës cili do të jetë hapi i opozitës?

Pa dyshim ne e kemi shfaqur opsionin tonë dhe jemi të gatshëm për ndryshimet kushtetuese që përfshijnë tërë paketën ku përfshihet edhe imuniteti.

Nuk shkohet me Ristanin nw zgjedhje

Kjo çështja e Ristanit, është një punë e mbyllur. Unë e mendoj këtë si një çështje psikologjike më tepër, pasi tërë elektorati shqiptar e ka parë që ai është më shumë një ushtar i verbër i Berishës që ka ndihmuar në shpalljen e rezultateve në dy zgjedhjet e fundit. Në mëndjen e çdo njeriu është e qartë që nuk mund të shkohet në zgjedhje të tjera me këtë njeri në krye të KQZ-së, i cili ka bërë një figurë mjaft të ulët. Por me ndryshimet që u bënë në kodin zgjedhor shancet janë zero që të jetë në krye të KQZ-së përsëri Ristani. Por janë shancet zero dheKushtetuta e Shqipërisë nuk lë hapësirë që të realizohet një referendum siç e do Berisha. Ai këtë e ka bërë thjesht për populizëm një gjë të tillë.