Berisha: Rama dhe klientela e tij pasurohen!

443
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar studimin e Dhomës Gjermanë të Idustrisë, e cila raportoi se bizneset Gjermane nuk e shohin të sigurt Shqipërinë për të investuar.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan:
Te dashur miq, ne studimin e saj te fundit per klimen e investimeve, te kryer ne 20 vende, Dhoma Gjermane e Industrise dhe Tregtise ka gjetur se Shqiperia renditet e fundit duke lene mbrapa vetem Kosoven. Keshtu, ne kete studim 56% e bizneseve gjermane te anketuara shprehen se konsiderojne negative klimen per investimet ne Shqiperi. Po ju rikujtoj ketu se ne nje studim te botuar nga ambasada gjermane ne vitin 2012, mbi 80% e bizneseve gjermane kishin mendim pozitiv per klimen e biznesit ne Shqiperi dhe se ata donin te investonin parat e tyre ne kete vend.
Ne studimin e ketij viti vetem 5% e bizneseve gjermane te pyetura nese vlereson “mire”gjendjen ekonomike te vendit kundrejt 19% apo thuaj 4 here me shume qe e vleresonin mire gjendjen ekonomike te Shqiperise!
Kembanave te alarmit ne Shqiperi per klimen e biznesit ju ra keto dite edhe dhoma shqiptaro-amerikane te tregtise.
Gjate tre vjeteve kjo qeveri nuk ka rregjstruar dot as dhe nje investim serioz te huaj ne Shqiperi.Te gjitha investimet e huaja qe behen aktualisht ne Shqiperi jane pa perjashtim kontrata te firmosura nga qeveria e mepareshme. Perkundrazi, kompani te medha jane larguar dhe po largohen nga Shqiperia! Nderkohe Rama dhe Koçot e tij vjedhin diten dhe naten e pasurohen edhe duke fjetur! sb
Sigal