Ballina Politikë Berisha publikon foto me presidentin e parlamentit të Saksonisë në Gjermani: Mik...

Berisha publikon foto me presidentin e parlamentit të Saksonisë në Gjermani: Mik i Shqipërisë

60
Sigal

Kreu i PD Sali Berisha në rrjetin social në Facebook ka publikuar dy foto gjatë takimit që ka pasur me presidentin e parlamentit të Saksonisë, Matthias Robler.

Bëerisha shprehet se z Robler është një mik i Shqipërisë.

“Me z. Matthias Rößler, President i Parlamentit të Saksonisë, mik i Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Berisha takoi në Gjermani edhe kandidatin për kancelar të shtetit gjerman Friedrich Merz.

Ndërkaq, gazetari Osman Stafa raportoi se tashmë Berisha është kthyer në Shqipëri.

Ai pritet që të dalë në një konferencë për mediat në orën 12:00. Berisha pritet që të flasë në selinë blu për protestën e 8 shkurtit. Kjo protestë pritet që të mbahet përpara Kryeministrisë.