Berisha publikon denoncimin/ ‘Pacientja me Koronavirus në gjendje të rëndë. Ja pse nuk sillet në Tiranë’

560
Sigal

Një denoncim i fortë ka mbërritur në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas një qytetari nga Durrësi, urgjenca nuk transporton dot drejt Tiranës një të sëmurë rëndë me Koronavirus pasi nuk ka autoambulancë me respirator.

Sipas denoncuesit, pacientja ka ditë e shtruar në pathologji dhe dje është rënduar situata pulmonare.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

S O S!

Gjendje prag katastrofe ne spitalin e Durresit!

-Urgjenca kombetare nuk transporton te semurin rende me Covid 19 ne Tirane sepse nuk ka autoambulance me respirator!

-E semura prej ditesh e shtruar ne patologji per pneumoni

-Dje eshte renduar dhe futur ne reanimacion me Covid 19

-E semura ka infektuar ne spital te semure dhe personel

Nga Tirana asnje ndime!

Ky eshte mashtrimi kriminal me rastin zero i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise

Keto jane masat e mara per parandalim nga Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia. Qendrim kriminal!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:

Pershendetje ! Ne reanimacionin e spitalit Durres gjendet nje paciente e intubuar qe dje, me covid. Edhe pse eshte njoftuar urgjenca kombetare, askush nuk vjen te transportoje pasi nuk kane autoambulance me respirator. Pacientja ka dite e shtruar ne pathologji dhe dje eshte renduar situata pulmonare . Eshte intubuar dhe reanimuar. Gjate gjithe kesaj kohe spitali ka qene dhe eshte plot me paciente dhe familjare qe qarkullojne te lire. Personeli dhe mjeket qe kane sherbyer duhet urgjent te karantinohen. Doktor kete mesazh e ke nga spitali i Durresit personel i spitalit shume i shqetesuar