Berisha: Provokatori te sheshi “Shqiponja”, mik i Saimir Tahirit dhe i dënuar për grabitje banke

664
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se personi që provokoi protestuesit në protestën e opozitës te sheshi “Shqiponja” është një ish i burgosur në Greqi për grabtije banke. Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha e përmend personin me emër e mbiemër, ndërsa shton se ai është mik i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

“Identifikohet narkosi që provokoi të enjten protesuesit te Sheshi Shqiponja!

Ai është trafikanti Agim Xheli, i burgosur në Greqi për grabitje banke dhe me parcela hashashi në Katundisht, mik për kokë i Saimir Trafikut.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje dr personi që drejtoi makinën drejt protestuesve paqësor është mik i Sajmir Tahirit ka pasur parcela hashashi në Katundisht Këlcyrë , ka bërë burg në Greqi për grabitje bankash , dhe një vella sot e ka në burg për drogë dhe grabitje, quhet Agim Xheli, këta në 97 kanë qenë eksponentë të shtabeve kriminele grabitës ,si ka mundësi që se përcjellin në media PD o Doktor , me respekt”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.