Berisha: Protesta e kuksianëve, një tërmet në vetëdijen tonë

579
Në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të opozitës, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar zbatimin e të gjitha formave të mosbindjes civile. “Ditë për ditë ku të na teket, ku të vendosim, ku të duam, t’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që do të drejtojë mosbindjen civile gjer në përmbysjen e tij. Mirënjohje të thellë lumianëve që bënë një shkundje, një tërmet, në vetëdijen tonë për t’u ngritur gjer në ditën e fitores”, u shpreh Berisha. Gjithashtu, në një intervistë televizive, Berisha u shpreh më pas se qeveria e Edi Ramës mori përgjigjen më të merituar. “Një shkundje e fuqishme për strukturat e opozitës, të cilat nuk mund të qëndronin siç kanë qëndruar, por duhet të merrnin vendimet më të rëndësishme në interesin më jetik të këtij kombi”, u shpreh ish-kreu demokrat. Ai tha se protesta “kishte thikën në palcë dhe thika në palcë është në qindra familje shqiptare”. “Mosbindja civile është e vonuar, por apeli që lëshoi Hasi, Kukësi, Tropoja erdhi në kohë dhe nuk mund të ndalet më”, u shpreh Berisha. Ai sqaroi edhe mënyrën se si ishte menduar të administrohej Rruga e Kombit, duke paguar një kompani nga të ardhurat e siguruara prej taksës së qarkullimit dhe jo nëpërmjet tarifës për automjetet.
Sigal