Berisha: ‘Përjashtimi’ im nga një person i shkarkuar në 11 dhjetor. Ja kush e ka legjitimitetin në PD!

180
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gabimi më i madh në jetën e tij është se nuk ka kandiduar përballë Bashës në momentin kur ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Berisha theksoi gjithashtu se ‘Ballkani i Hapur’ është një aleancë trilarerale dhe se i hap rrugën influencës ruse në rajon.

Berisha: Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero problem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime. Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur më tha nuk jap dorëheqjen duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi se vendimi për përjashtimin e tij është marrë nga një person që sipas tij është shkarkuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Berisha: Vendimi për përjashtimin tim është zero nga një person që është shkarkuar. Është një tallje me veten e tij të një njeriu që është kukull. Legjitimitetin e PD e ka vetëm komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Grupi parlamentar i PD në çdo forcë politike të botës kur të vijë puna në zgjedhje në parti, janë vetëm një votë. Ky është një proces partiak ku janë bashkuar një pjesë e deputetëve.

Kur unë kam dhënë dorëheqjen kam deklaruar se largohem nga çdo funksion por nuk dorëzoj Sali Berishën. Sali Berisha edhe në diktaturë ka mbrojtur interesin kombëtar. Unë nuk mund të tjetërsoja. Unë jam intelektual dhe mision kam interesin publik. Basha ka përdorur pabesi ndaj Berishës.

Ish-kryeministri foli edhe për Ballkanin e Hapur duke e quajtur atë një aleancë trilaterale mes tre vendeve.

Berisha: Unë nuk mund të merrja atribute që i kishin të tjerët por kam kundërshtuar me dhjetëra raste që në takimin e parë kur quhej Mini Shengen. Ajo është një aleancë trilaterale sepse janë tre vende që e kundërshtojnë. Ka futur luftën e ftohtë në Ballkan. Është hapje e zonës për influencën ruse. Është nja vasalitet i plotë i Shqipërisë ndaj Beogradit. Pavarësisht se jemi dy kemi një interes kombëtar. Unë dua të them që çdo gjë që dëmton Kosovën, dëmton edhe Shqipërinë. Nuk mund të pranoj kurrë një projekt që e nënçmon Kosovën.