Berisha: Një nga qëllimet e Foltores është që të bashkohen të gjithë demokratët

189
Sigal

Sërish të rinjtë i kanë bërë thirrje liderit historik demokrat, Sali Berisha, që PD-ja të hapë dyert për ta.

Vetë Berisha u tha se bashkimi i demokratëve është qëllimi i Foltores.

“Ju bëj thirrje të gjithë strukturave të partisë në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë që të angazhohen sa më shumë në anëtarësime të të rinjve.

Por të mos harrojmë se janë mijëra e mijëra demokratë të lënë mënjanë, me të cilët nuk flet askush, nuk rikujton kontributin e tyre.

Ne duhet të bashkohemi edhe njëherë. Një nga qëllimet e Foltores është që të bashkohen demokratët, që nga ata të vitit 1991, deri ata të vitit 2021,” tha Berisha.