Berisha: Ndëshkim sa më të rreptë autorëve në aktin horror ndaj të pafajshmëve’

439
Sigal

Ish-kryeministri Berisha ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tij për ngjarjen e djeshme të ndodhur në Teksas Ohio, ku gjatë një përplasje me armë, mbetën të vrarë në një qendër tregtare me dhjetra persona.

Në një shënim në profilin e tij në facebook, Berisha ndërsa u uron shërim sa më të shpejtë personave të plagosur, shkruan se pret ndëshkimin më të rreptë për autorët e masakrës.

‘Dy akte barbarie!

Miq, dje në Teksas dhe në Ohio persona të armatosur në një akt barbarie ekzekutuan me breshëritë e armëve të tyre përkatësisht 20 dhe 10 qytetarë dhe plagosën me dhjetra të tjerë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte mizore që morën jetën tridhjetë qytetarëve të pafajshëm dhe plagosën dhjetra e dhjetra të tjerë, shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave, autoritetet dhe kombin amerikan, uroj shërim të plotë të plagosurve dhe ndëshkimin më të rreptë ndaj autorëve dhe të gjithë atyre që janë të implikuar në këto akte horror kundër njerëzve të pafajshëm! sb’, shkruan ish-kryeministri në Facebook.