Berisha mesazh Ramës dhe Xhafajt: Mos guxoni të vazhdoni terrorin në Kukës se…

623
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në rrugën e Kombit kundër taksës që është vendosur për mjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Përmes një postimi në Facebook, Berisha i është përgjigjur edhe deklaratës së Ramës dhe ministrit Xhafaj se autorët përgjegjës do mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.
Berisha shprehet se Rama dhe Xhafaj kanë urrejtje ndaj qytetarëve dhe kërkon që të mos vazhdojnë sipas tij terrorin se do e pësojnë si fati i etërve të tyre.

Statusi i plotë:
Pergjigje barbareve!
Shqiptaret e vetem barbare jane: Noriega dhe Fatziu i tij!
Miq, sot Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njeri pas tjetrit fytyre nxire, shpallen ‘barabare’ protestuesi lumjane qe po mbronin sot interesin kombetar ndaj plaçkes Rama ne Rrugen e Kombit, duke treguar keshtu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetareve te thjeshte qe me guxim mbrojne interesin kombetar.
Me kete rast, ne emer tuaj miq, le t’u bejme thirrje mbare qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne solidaritet mbare kombetar ndaj takasve te klikes ne pushtet dhe le ti themi Rames dhe Fatzi Droges se barbaret e vetem ne Shqiperi jeni ju dhe se mos guxoni te vazhdoni terrorin ndaj qytetareve te Kukesit, se fati i eterve tuaj mizor se shpejti ju pret!! sb.
Sigal