Berisha: Meçollari, i lidhur me agjenci zbulimi të vendeve jo të NATO-s

77
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të dhëna të reja mbi atë që e cilësoi si “spiunin që ngarkoi Edvin Kristaq Rama për t’i falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe”. Nëpërmjet publikimit të mesazhit të “oficerit madhor digjital” dhe “zbuluesit digjital”, Berisha akuzoi sërish Artur Meçollarin, pjesë e grupit negociator shqiptar. “Ata hedhin poshtë të gjitha mashtrimet e qeverisë dhe dizinformimet e ndonjë medie për këtë problem. Meçollari, sipas provave të pakundërshtueshme, ka qenë i lidhur me agjenci zbulimi të vendeve jo anëtare të NATO-s. Mimi Kodheli, duket kundrejt ryshfetit të majmë, ka hequr nga dosja provat që i janë dërguar gjykatës”, u shpreh Berisha, duke nënvizuar se certifikatat e sigurisë së NATO-s i lëshojnë vendet anëtare. “Pra me këtë certifikatë spiunin e pajis Edi Rama!”, tha Berisha. Ai publikoi edhe mesazhet kundër ushtarakut të kritikuar nga opozita. “1 – Në lidhje me keq-shpërdorimin/interpretimet në media si dhe “tundjen dhe shkundjen” në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit të certifikatës se sigurisë së personit në fjalë, çmoj dhe po Ju bëj një vlerësim profesional shtesë: Certifikimi i personelit&civil për të 4 nivelet, përfshi COSMIC (në vartësi te funksionit brenda apo jashtë vendit) është përgjegjësi ekskluzive e vendeve anëtare, dhe nuk ka asnjë lidhje fare, me NATO-n. Nga ana tjetër, është tërësisht e pamundur, që NATO të marrë përgjegjësitë e certifikimit të p.sh. 3.6 milionë ushtarakëve aktivë që ka në hapësirën e 29 vendeve te saj!! 3 – Para anëtarësimit, vendet nënshkruajnë marrëveshjen me NATO-n “Për administrimin dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”, nëpërmjet të cilës vendet garantojnë Aleancën për ngritjen e sistemit (ligjit, strukturave, infrastrukturave, pajisjeve dhe procedurave) që përmbush/garanton standardin e NATO-s. Këtë marrëveshje RSH e ka nënshkruar, në korrik 2008 (kam qenë negociator teknik), dhe para anëtarësimit (Prill 2009), është realizuar projekti (CRONOS), që zbatohet dhe të gjitha vendet e saj”, theksohet në njërin nga mesazhin e publikuar nga Berisha. Akuza për Meçollarin ka edhe në mesazhin e dytë. “Jam oficer në Ministrinë e Mbrojtjes. Desha t’ju informoj disa gjëra lidhur me Artur Meçollarin, te cilin ju me të drejtë e keni denoncuar si të larguar nga Forcat e Armatosura në vitin 2012 si spiun dhe që tani kërkojnë të fshehin me mashtrime shkakun e largimit te tij. Së pari, Artur Meçollari është larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturore me agjenci të huaja zbulimi, të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme. Së dyti, ai nuk është larguar nga Forcat e Armatosura për bashkëpunim me shërbime apo individë të vendeve partnere, siç trillonte para tre ditësh një anonim i Ministrisë së Mbrojtjes në një intervistë dhënë gazetarit Andi Bushati! Së treti, Artur Meçollari është larguar nga ushtria për lidhje me agjenci zbulimi të vendeve jopartnere, pra jo anëtare të NATO-s! Së katërti, Artur Meçollari nuk ka paraqitur asnjë ankesë apo kundërshtim për provat e paraqitura atij për largimin e tij nga Ushtria. Së pesti, Mimi Kodheli kundrejt ryshfetit apo ndonjë shkaku tjetër, i ka fshehur me qëllim gjykatës provat e pakundërshtueshme të implikimit të Muçollarit në veprimtari agjenturore dhe ka konsumuar një vepër penale për të cilën duhet të ndiqet penalisht”, theksohet në mesazhin e dytë të publikuar nga Berisha. 
Sigal