Berisha mbi 21 Janarin: Ishte puç për të marrë pushtetin, mbi Ramën rëndon krimi

517
Edhe sot pas 5 viteve, që nga 21 janari i vitit 2011, ish-kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha i quan ngjarjet e asaj dite si puç dhe përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisa bëri fajtor për krimin, kryeministrin aktual dhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Rama. Po ashtu, ish-kryeministri tha se në këtë ngjarje u përfshinë edhe dy institucione të rëndësishme, Presidenti dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Sali Berisha: Sot është një ditë tjetër, e zezë në historinë tonë. Pas 84 vitesh, si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit, organizuan puçin famzi të 21 janarit. Bënë çdo gjë që të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit me besimin e verbër se kryerkarrieristi do të mbante një fjalim te zyra.
Komunitetet ndërkombëtare e dënojnë si një përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin.
Në këtë përpjekje, persona të paguar, të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreut i ekzekutivit, me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën. Pra në këtë puç në të cilën morën pjesë dy krerë të tjerë të instutcioneve, ai i Presidencës dhe Prokurisë së Përgjithshme. Në këtë puç, i cili u shurdhua kreu i inteligjencës, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Ramës, njëlloj si 84 vjet më parë, kryeministër çka nuk mund të ndodhte.
Për fatkeqësinë më të madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit.
Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqe e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre, të shëmtuar, përpjekjen e tyre puçiste dhe për tu thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.
Sigal