Berisha: Liria kërkon sakrifica. Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë, që nuk rezistojnë as 3 ditë ndaj mosbindjes civile

15
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se liria që duam, kërkon sakrifica nga qytetarët.

‘Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë që nuk rezistojnë as 3 ditë ndaj mosbindjes civile’, tha Berisha.

Berisha: Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi.

Liria kërkon nga shqiptarët ato sakrifica që kanë bërë në të gjitha kohërat, kundër pushtuesve të egër.

Ky është një pushtues nga më të këqijtë që ka pasur Shqipëria.

Ishte dje dita e besës së madhe.

Ata që lidhën besën në Lezhë, përveç Zotit dhe armëve të tyre, nuk kishin asgjë tjetër, por ishte besa dhe bashkimi, ishte besimi që i bëri ata të stërfuqishëm për të mundur perandorinë më të madhe të atyre kohërave.

Ndaj dhe ne duhet të bashkohemi, të bashkohemi.

Çdo shqiptar që e do këtë vend, çdo shqiptar që do të jetë i lirë, do që fëmijët e tij të jenë të lirë, kundër këtij pushtuesi të egër, që poshtëron, që varfëron shqiptarët që i përzë ata nga vendi i tyre.

Miqtë e mi!

Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë dhe vetëm kalbësirë.

Ju garantoj se as 3 ditë nuk i rezistojnë dot mosbindjes civile qytetare.

As 3 ditë nuk i rezistojnë dot betejës tonë pa kthim.

Ta bëjmë këtë betejë për vete, për fëmijët tanë, për shqiptarët kudo që jetojnë sot.

Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët, Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët,

Rroftë Shqipëria, rroftë kombi shqiptar!

Fitore, fitore, fitore!