Berisha kërkon shkrirjen e bordeve të çmimeve: Po u shërbejnë oligarkëve. FMN të marrë frenat e ekonomisë shqiptare

128
Sigal

Ish-kryeministri Berisha kërkoi heqjen e bordeve për caktimin e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve duke iu referuar deklaratës së FMN-së në këtë drejtim.

Berisha tha se bordet, ndryshe nga sa u tha, po ndikojnë në rritjen e çmimeve dhe në kontrollin e tyre në mënyrë të papërgjegjshme.

Berisha theksoi gjithashtu se Borxhi Publik i Shqipërisë ka shkuar 107% në Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa qeveria sipas tij nuk ka asnjë kufi në shpenzimet e luksit.

“Bashkia e Tiranës ka marrë 7 milion euro për shpenzime feste”, tha Berisha duke kërkuar nga FMN që të marrë kontrollin e plotë të ekonomisë së vendit.

“Në të kundërt jemi duke shkuar drejt një kolapsi ekonomik me probleme madhore në një të ardhshme të afërt”, tha Berisha.