Berisha: Ja pse u bojkotua Edi Rama në Samitin e OKB

465
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Kryeministri Edi Rama ishte njeriu më i bojkotuar dhe më i braktisur në samitin e vjeshtës së OKB-së. Përmes një komenti të gjatë në Facebook, Berisha thekson se edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati qëndroi në Samit thjesht si turist.
“Kështu, Edi Rama, në rrafshin e takimeve bilaterale, ishte njeriu më i bojkotuar, më i braktisur i Samitit. Ai, ishte i izoluari i madh nga liderët e rajonit, të Europës, kontinenteve të tjera dhe, më e tmerrshmja, fundi i botës, dhe nga shqiptarët dhe, po kështu, ishte Ministri i tij i Jashtëm, Bushati. Një braktisje të tillë, Kryetari i delegacionit shqiptar dhe Ministri i tij i jashtëm, në sesionin vjetor të OKB-së, nuk kanë provuar ndonjëherë, që nga kohërat më të zeza të diktaturës hoxhiste.
Pse ky refuzim, pse ky bojkot total ndaj kreut të ekzekutivit të një vendi anëtar të NATO-s, kontributori real në paqen dhe stabilitetin e rajonit, vendi që ka dhe statusin e kandidatit për anëtar të BE-së?. Pse ndodhi që në dy javë qëndrimi në Samitin e Botës, gëzimin e vetëm që ju përcolli shqiptarëve ishte lajmi se Presidenti Obama, që kishte thirrur dhe kryesonte Samitin kundër terrorizmit, “i dha vet fjalën Edi Ramës”, a thua se liderve të tjerë që folën në atë Samit nuk ju a dha fjalën Presidenti Obama, por sekertarja e tij?”, shkruan Berisha.
Sigal