Berisha: Ja kush është pronari i vërtetë i DH Albania

590
Sigal

Ish-kryeministri Berisha, foli në një intervistë televizive për skandalin e abuzimit me “Unazën e Re”, si dhe arsyen pse Berisha nuk e përmend kompaninë që është përfshirë në këtë çështje. Pyetja për Berishën: Pse nuk keni folur asnjëherë për Ulajn kohët e fundit, për kompaninë dhe për marrëdhënien e falsifikimit dhe situatën shumë problematike të kompanisë së tij”, Berisha është përgjigjur: “E para, nuk besoj të mos kem folur. E dyta, është një ngjarje tepër e shëmtuar dhe di që ka një hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Uroj dhe besoj që përgjegjësit e atij mashtrimi të vihen para ligjit. Ndonëse kam bindjen se, përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Shqipëria është sot i vetmi vend në botë që ndërton autostrada me 20 milionë euro kilometrin, para pak javësh unë kisha një deputet gjerman nga më të shquarit në Bundestag dhe më tha 2 milionë a 2 milionë e gjysmë euro kilometri është fare e njohur, dhe këtu është bërë një piramidë e tmerrshme me ndërtimin e tyre. Në këtë kontekst, cilido që të jetë përgjegjës uroj të marrë përgjigjen e merituar. A, unë kam një gjë tjetër këtu, një dallim nga të tjerët. Unë ndaj këtyre të pasurve, të cilët sot ndodhen përballë një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë. Unë nuk qëndroj në atë rrymë, sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit. Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme, për zbatim të ligjit”, tha Berisha