Berisha intervistë për mediat amerikane: Drejtësia, degë e ish-partisë komuniste

257
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat amerikane në lidhje me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe rolin e Xhorxh Soros. Në një intervistë për gazetarin Tod Ud, Berisha u shpreh se Soros nëpërmjet Edi Ramës po instalon një sistem të ri komunist në Shqipëri duke kapur Drejtësinë. Sa i përket përplasjeve me multimiliardjerin, Berisha theksoi se ai i ka dal kundër zbatimit të vjetër të Milosheviçit që po jetëzohet sot me bekimin e Soros.

Lideri historik Sali Berisha ka dhënë një tjetër intervistë për mediat në SHBA, ku i është përgjigjur interesit të gazetarit Tod Ud mbi zhvillimet politike në Shqipëri, ndikimit të Xhorxh Soros por dhe mbi ndërhyrjen e ambasadores amerikane në politikën e brendshme shqiptare. I ftuar në emisionin ‘Information Operation’ në City Media, Berisha u shpreh se Soros nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur ka instaluar një sistem komunist në Shqipëri, nisur që nga kapja e Shoqërisë Civili dhe ndërtimit të një sistemi gjyqësor të kapur nga partia shtet.

‘Është e vërtetë. Kur dolëm nga epoka e errësirës, një aspekt që mungonte në Shqipëri ishte shoqëria civile. Ne kishim shoqëri civile në diktaturë, por që kontrollohej tërësisht nga qeveria dhe partia. Kështu që unë e mirëprita George Sorosin, duke pasur në konsideratë rëndësinë jetësore të shoqërisë civile. Ai sponsorozoi shoqëritë civile në Shqipëri. E vlerësova, por pas disa vitesh kuptova se ai vepronte tërësisht në mënyrë të njëanshme. Ai ndërtoi një rrjet të shoqërisë civile dhe e vendosi tërësisht nën ombrellën e Partisë Socialiste. Ne u kthyem në një sistem monist.

Për këtë arsye, unë u mërzita nga veprimet e tij. Kalova në opozitë. Nga viti 2005-2013 isha kryeministër i vendit. U largova dhe hoqa dorë nga çdo rol drejtues dhe nga çdo kompetencë ekzekutive në 2013. Por çfarë ndodhi, z. Ud. Fondacioni Shqipëria e Hapur, Shqipëri hartoi planin strategjik pa e publikuar atë. Ai u publikua nëpërmjet kanaleve jozyrtare të botimeve dhe jo nga Fondacioni Shqipëria e Hapur. Në planin strategjik 2013-2017, Fondacioni Shqipëria e Hapur, Shqipëri e vendosi në përparësitë e veta ndryshimet kushtetuese, reformën e gjyqësorit dhe reformën zgjedhore.

U hartuan ligje dhe u paraqit para komisioneve parlamentare të dominuara tërëisht nga shumica. Si opozitë, ne morëm pjesë në proces, por me një kusht. Kushti ishte që të gjitha draftet e reformës t’i dërgoheshin Komisionit të Venecias, qëështë një autoritet ndërkombëtar për legjislacionin. Komisioni shqyrtoi draftin, kundërshtoi 38 nene nga 62, sepse që të gjitha tregonin sesi gjyqësori do të shndërrohej në një degë të ekzekutivit në Shqipëri’, – është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Pasi gazetari Tod Ud ngriti pikëpyetje mbi ndryshimet e njëanshme të strukturës shtetërore dhe gjyqësore në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri një përshkrim të situatës se si u deformuan ligjet për Reformën në Drejtësi dhe kjo sipas Berishës me bekim të Xhorxh Soros për mikun e tij Edi Rama.

‘Edi Rama ka qenë i ftuar në dasmën e Sorosit. Janë miq të ngushtë. Komiteti parlamentar e dërgoi draftin në Komisioni i Venecias dhe ky i fundit e rrëzoi si të papajtueshëm me parimet ndërkombëtare të gjyqësorit. Hartuan draftin e dytë, pa opozitën. Komisioni i Venecias e rrëzoi përsëri dhe në fund, u detyruam të uleshim së bashku. I mbajtëm rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me ndihmën e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtare u bënë ndryshimet dhe u votua paketa kushtetuese e ndryshuare gjyqësorit në korrik 2016. Ajo mbështetej nërekomandimet e Komisionit të Venecias. Por çfarë ndodhi paskësaj?

Qeveria dhe truri i reformës e braktisën konsensusin. Konsensusi ishte që të votonim së bashku për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin organik të gjyqësorit. Ata nuk lejuan votimin e ligjeve organike, kthyen në to të gjitha nenet që i hoqi Komisioni i Venecias dhe opozita. Instaluan në ligj një mekanizëm për të kapur drejtësinë. Rezultati final ishte: së pari, të gjitha institucionet drejtuese të gjyqësorit kanë si drejtues të tyre ministra socialistë, vëllezërit dhe kunetërit e tyre, ish-prokurorë të diktaturës së Enver Hoxhës, ish-anëtarë të policisë sekrete, ish-ministra të Partisë Socialistë, që të gjithë në shkelje të kushtetutës.

Dhe po bënte çmos për ta kthyer gjyqësorin në Shqipëri në një degë të ekzekutivit të ish-Partisë Komuniste’, u shpreh ish-kryeministri Berisha gjatë intervistës.

Një tjetër çështje e diskutuar në këtë intervistë ishte edhe qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshimin e kufijve në Ballkan që binin ndesh me misionin e Xhorxh Soros, që kishte një plan për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

‘Përveç kësaj, kontradikta ime me Sorosin lidhej me politikën e tij të jashtme në Ballkan. Sorosi ka politikën e vet të jashtme. Ai nxiti ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, duke hapur kështu Kutinë e Pandorës dhe duke shfrytëzuar projektet e vjetra të Millosheviçit për të bërë këtë ndryshim. Unë e kam kundërshtuar fuqishëm’, – deklaroi ish-kryeministri.

Një tjetër pikë e diskutuar ishte edhe ndërhyrja e ambasadores së SHBA në politikën e brendshme, duke diktuar lëvizje dhe me kërcënime ndaj anëtarëve të PD-së që zgjedhin të mbështesin këtë lëvizje.

‘Ajo ndërhyn jo vetëm në politikën shqiptare në përgjithësi, por edhe në problemet e brendshme partiake duke bërë kërcënime, duke u shprehur se nuk ju njohim, etj. Megjithatë, vullneti i shqiptarëve do të mbizotërojë. Unë kam besim se Shqipëria do të ketë një opozitë të vërtetë të fuqishme dhe jo fasadën e narko-shtetit që ka aktualisht. Anëtarët e partisë demokratike po kërcënohen duke u thënë që nuk do t’u japim viza. Shumë prej tyre e dinë që janë nën kërcënim, por ata kanë vendosur të më mbështetin’,-  është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës së tij.

Gjatë intervistës, shpallja ‘non grata’ me ndikim të Xhorxh Soros të sekretari i shtetit Antony Blinken u vu në dukje edhe për faktin se kongresmeni Lee Zelding i ka dërguar 3 letra sekretarit të shtetit, që kongresit ti vihen në dispozicion provat, por edhe pas 5 muajsh nuk ka një përgjigje nëse këto prova ekzistojnë, duke u justifikuar vetëm me raportet në media ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.