Berisha i përmend sërish vëllain Ramës: Olsi lëvizte në makinën e kokainës, pse s’flet?

650
Ish-kryeministri Sali Berisha i përmendi sërish sot kryeministrit Rama vëllain e tij Olsi, të cilin edhe pak kohë më parë e ka akuzuar se lëvizte në një makinë që kryente trafikun e drogës.
“Sapo erdhi në pushtet dhurata e parë që iu bë Shqipërisë ishte uzina e kokainës në Elbasan. Ai ishte kryeministër por vëllai i tij Olsi Kristaq Rama është gjetur në TIMS të kalojë kufirin me makinën e përshtatur nga Ilir Hoxha, Gentjan Gjonaj dhe Genci Xhixha me targë AA635DM. I vëllai i Edi Ramës ka kaluar kufirin me këtë makinë më 8. 6. 2013, ka kaluar kufirin më 13. 7. 2013, 8.8. 2014, 6.6 2014, 11. 7. 2014 me këtë makinë kanë kaluar kufirin për transport droge të gjithë ata që janë brenda veç këtij që është vëllai i Ramës e s’mund të preket. Pse ndodhej yt vëlla në makinën e kokainës, jep sqarime”,- tha Berisha.
Sigal