Berisha i përgjigjet Ina Zhupës: Kam qenë ndër të parët që kam denoncuar inceneratorët! Lul Burracaku organizoi sulm ndaj zonjave të LDG-së dhe Komisionit të Rithemelimit

200
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupës, pas deklaratës së kësaj e fundit, e cila akuzoi Berishën dhe Albana Vokshin se merren me halle personale edhe në ditën që duhet ngritur zëri për skandalin e inceneratorëve.

Berisha shkruan se ka qenë ndër të parët që ka denoncuar aferën e inceneratorëve që prej vitit 2015 në vazhdim, duke përmendur edhe emra konkretë, të cilët Basha ua ka frikën.

Gjithashtu ish-kruyeministri ka reaguar edhe për përplasjen mes Albana Vokshit dhe Evi Kokalarit me mbështetëset e Bashës, teksa akuzon këtë të fundit se ka organizuar sulm ndaj zonjave të sipërpërmendura.

Postimi i plotë:

Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zedheneses se Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.

Sëpari, i kujtojmë deputetit Basha se  Berisha ka qene nder me te paret qe ka denoncuar kete mega afere korruptive ne nje seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e ne vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja,  kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokes, Berisha  ka publikuar dy reagime te forta  nder te cilat nje deklerate shteruese ne FB e tij ne te cilen fakton ne menyre te pakundershtueshme se Terr Koka meriton plotesisht arrestimin por ai nuk eshte Koka e grupit te organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferes prej 430 milion euro te djegesave eshte Kreu i Meduzes se organizates kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (te cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues te departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi.

Por sa me lart nuk mund te largoje per asnje moment vemendjen dhe shqetesimin per  sulmin verbal dhe fizik qe Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave te LDG dhe Komisionit te Rithemelimit! Kjo me shume se cdo gje tregon respektin dhe fytyren e vertete te Lul Burracakut per figuren dhe rolin e zonjave ne Partine Demokartike! I bejme me dije burracakut Basha se do mbaje pergjegjesi personale ne perballje me mijera demokrate, per cdo provokim apo incident qe njerez te paguar prej tij do guxojne te bejne ndaj anetareve dhe drejtuesve te Partise Demokratike.