Berisha: Henry Kissinger, gjiganti i diplomacisë mbylli sytë përgjithmonë

29
Sigal

Kryetari i PD-së, Sali Berisha me anë të një mesazhi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit të Shtetit, Henry Kissinger.

Mesazhi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Henry Kissinger, gjiganti i diplomacisë mbylli sytë përgjithmonë.

Miq, Henry Kissinger gjiganti i diplomacisë, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i SHBA gjatë presidencës se Richard Nixon, mbylli sytë përgjithmonë.

Ai është personaliteti që negocioi direkt me palën vietnameze, përfundimin e luftës së SHBA- Vietnam, luftës më të gjatë dhe më të vështirë në historinë e SHBA siç do ta vlerësonte atë Presidenti Nixon. Për këto negociata të suksesshme Kissinger u nderua me çmimin Nobel.

Me eksperiencën e tij të çmuar, dijet dhe mençurinë e tij, studimet, publikimet e shumta Kissinger do mbetej deri në vitin e 100 të jetës së tij një gjigant, një somitet i pashoq në fushën e diplomacisë, këshilla e të cilit vlerësohej jo vetëm nga presidentë të SHBA, por edhe qeveri dhe shtetar në vende të ndryshme të botës.

Do ruaj gjithnjë në kujtesë dy takime të shkurtra që kam patur me të ndjerin Henry Kissinger. Ngushëllime familjes. RIP. #sb