Berisha: Gjoba masive ndaj bizneseve nga narkoshteti, për të shpëtuar OSHEE nga falimenti

498
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërisht në rrjetet sociale mbi aksionin e nisur nga Qeveria kundër informalitetit, duke vendosur gjoba dhe bllokuar bizneset, qoftë edhe për një kupon.

Sipas tij, aksioni nuk është tjetër përveç një fushatë qeveritare për të mbushur arkën e zbrazur të shtetit nga vjedhjet dhe korrupsioni, arkën që nuk është në gjendje të blejë energji nga importi.

“Gjoba masive ndaj bizneseve nga narkoshteti për të shpëtuar OSHEE nga falimenti! Edvin Mafia dhe Ndrikull Falimenti, që me fushatën e tyre atavike i janë vërsulur me tërbim biznesit, kanë hallin të mbushin arkën e zbrazur nga vjedhjet dhe korrupsioni sepse OSHEE e falimentuar nga vjedhjet nuk ka fonde për të blerë energji!”, shkruan Berisha duke përcjellë edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Doktor, denoncoje fort që aksioni kundër bizneseve po bëhet për të vjelë sa më shumë lekë me gjoba për të blerë energjinë elektrike në shtator për të furnizuar vendin, sepse OSHEE dhe shteti s’kanë më lekë. Kjo është super e vërteta e këtij operacioni mafioz. Burim i sigurt anonim.