Berisha: Durrësin po e shkatërron Edi Rama, Dako s’pret një degë peme pa urdhrin e tij!

325
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot në çadrën e protestës para Kryeministrisë në mënyrë specifike për shkatërrimin që po i bëhet qytetit të Durrësit dhe ai i ka drejtuar gishtin, jo kryebashkiakut Vangjush Dako, por Kryeministrit Edi Rama.

“Rama me Dakon po e shkatërron Durrësin si ISIS-i Palmirën – tha Berisha. – Unë ju them ju këtu se Gjushi është një mafioz që nxin në 24 karat dhe nuk ka asnjë dyshim. Por mos harroni një moment se ky mafioz në atë zonë nuk do të guxonte të priste qoftë një dege pemë pa urdhrin e atij kryebanditi që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit.

Qytetarë të Durrësit!
Gjushi është një vegël që e kapi banda dhe e vari prej këmbësh tek dritarja e hotelit. Ai ka detyrë që t’i çojë çdo të diel në Durrës, kryebanditit, qesen me para. Por në zonën e mbrojtur, Gjushi nuk mund të lëvizë asnjë degë pa urdhrin e këtij që rri këtu.

Çfarë i bën ky kryebandit Durrësit s’ia bën asnjë njeri. Veliera është 3 milionë euro në xhepat e tij, që me arkitektët e tij dhe ministren e tij të antikulturës, ky i ka sot 3 milionë euro në xhep dhe shkatërron për 3 milionë, pasurinë përrallore të Durrësit tremijëvjeçar.

Kur të vijë puna ti themi derrit, “derr”, kryebanditit “kryebandit” – ai tjetri është banditi i tij – Durrësin po e shkatërron Edi Rama!” theksoi Berisha.
Sigal