Berisha do të vijojë takimet me demokratët, zbulohet ku do të jetë të martën

222
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha do të vijojë takimet me demokratët në bazë.

Mësohet se Berisha do të jetë të martën në qytetin e Fierit, në një takim me demokratët e këtij qyteti.

Në kuadër të kësaj lëvizjeje, është njoftuar se ditën e martë (21 shtator) në orën 18:00, Berisha do të zhvillojë takimin e tij në Fier, pranë ish-Universitetit “Ufo”.

Nisma e tij, e quajtur “Foltorja”, vjen pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, me një vendim personal të kryetarit Lulzim Basha.

Berisha e nisi këtë cikël takimesh nga Tirana, ku ditën e enjte u takua me demokratë në hotelin Rogner. Pjesëmarrja ishte e lartë dhe aty Berisha foli për nevojën e reformimit të PD-së, duke e quajtur Lulzim Bashën “ish kryetari i partisë”