Berisha dhe Olldashi inaugurojnë rrugën e “Ruzhdies”

485
Sigal

Dje Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inauguruan rrugën e “Ruzhdies” që e lidh me Patosin. Sikurse shkruan në Facebook, ministri Olldashi: “Sapo inauguruam rrugën e “Ruzhdies” me Berishën. 3.7 km, 120 milionë lekë të reja, 5 m e gjerë, e asfaltuar e tëra. Rruga lidh Komunën Ruzhdie me Patosin dhe aksin Fier – Roskovec”. Në fjalën e mbajtur në inaugurimin e kësaj rruge, Kryeministri Berisha u shpreh: “Rruga që sapo inauguruam është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nga buxheti i qeverisë dhe donatorët prej 120 milionë lekë. Së shpejti do të fillojmë të investojmë në ujitjen e pemëtoreve dhe tokave tuaja në të gjithë komunën. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për suksesin e fermave tuaja. Në këto vite ne kemi investuar në rrugë sepse pa rrugë nuk ka treg, nuk ka kujdes shëndetësor, nuk ka sistem arsimor , pa rrugë nuk ka zhvillim”.