Berisha: Basha shfrytëzoi miqësinë e PD me SHBA për të marrë vendimin ndaj meje

52
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me demokratët në Kukës.

Berisha tha se “Foltorja” me demokratët nuk synon izolimin, forcimin e PD. Ai tha se demokratët duhet të zgjedhin me votë përfaqësuesin e tyre dhe të mos mashtrohen pazarexhinj.

Lideri historik i PD, tha se kryedemokrati Lulzim Basha shfrytëzoi miqësinë e PD me SHBA për të marrë vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

“Me foltoren tonë synojmë të bashkojmë të gjitha ata që besojnë tek vota e lirë dhe besojnë sde duhet të vendosin vet, besojnë se ju duhet të zgjidhni përfaqësuesin tuaj dhe besoj se nuk duhet ë mashtrojë nga pazarexhinj. Foltorja jonë nuk synon kurrë kundër partnerëve as miqve, nuk synon izolimin. ata që bëjn ë këto cilësime janë njerëz të vegjël. Lulzim Basha e shfrytëzoi miqësinë me SHBA për një vendim, mendoi se mund të godiste por vdekje pluralizmin dhe unë në fillim e mbajta personale”,-tha Berisha.