Berisha: Basha iu dorëzoi SHBA-ve listën e biznesmenëve që mbështetën “Foltoren”

280
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i PD Lulzim Basha i ka dorëzuar përfaqësuesit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar një listë me emra biznesmenësh që sipas tij kanë mbështetur Berishën për Foltoren.

Berisha tha se ata janë thirrur një e nga një në ambasadë për të dhënë deklarimet e tyre ndërsa shtoi se nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë të vetme.

“Brenda kryesisë nuk kam pyetur asnjeri pasi kryesia nuk ekziston. Me aleatët kam komunikuar dhe janë në mbështetje të PD dhe të përpjekjes së Rithemelimit të saj. Besoj se në mënyrë transparente i janë ofruar të gjitha shanset por zoti Basha në vend të reflektimit mbi shkelmimin që i bëri statutit, zgjodhi vetëm mashtrimin. Ai iu ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij mashtrime nga më monstruozet.

Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë ‘Foltoren’ zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në Foltore por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë ‘Foltoren’. E gjitha është ky. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.