Berisha: Barbari e Ramës mbi shqiptarët në kufi, OKB të ndërhyjë me urgjencë (VIDEO)

335
Sigal

Sali Berisha, ish-Kryeministri i vendit, i ka bërë thirrje OKB-së të ndërhyjë me urgjencë për të zgjidhur problemin e madh të qytetarëve shqiptarë që nuk lejohen nga qeveria të hyjnë në Shqipëri prej ditësh pasi i konsideron “bombë biologjike”.

Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan: “Shikoni si e kalojnë natën dhe si i torturon shqiptarët, Edvin Kristaq Xhelati, si bastard i etërve të tij gjakësorë vazhdon të konsumojë krimin kundër njerëzimit duke iu mohuar atdheun e tyre dhe riatdhesimin pasi i ka shpallur ata bombë biologjike.

Ai u ka mbyllur kufirin qytetarëve shqiptarë dhe lënë prej 5 ditësh në tokë neutrale pa shtroje, mbulesa, ushqime, ilaçe. Kjo barbari nuk ndodh sot me asnjë vend të botës!

I bëj thirrje OKB të ndërhyjë me urgjencë ndaj këtij akti të palejueshëm, që dhunon në mënyrë flagrante Konventat e OKB dhe Kushtetutën e Shqipërisë!”