Berat, komisionerët e PD braktisin procesin, 13 kuti numërohen nesër

500
Sigal

BERAT -Tensionet e krijuara në KZAZ-në numër 64 në qytetin e Beratit kanë çuar në pezullimin e numërimit të votave, proces i cili u vendos të rinisë gjatë së martës.

Gjithçka nisi pas pretendimeve të komisionerëve të Partisë Demokratike sipas të cilëve dy kuti në këtë KZAZ ishin me parregullsi. Sipas tyre, në kutinë numër 34-50 nuk korrespondojnë vulat, ndërsa kutia 33/51 sipas demokratëve nuk është shoqëruar drejt vendeve të numërimit të votave nga policia, por nga kryetari i Komunës Rroshnik.

Me evidentimin e këtyre problemeve, numëruesit mbyllën numërimin e kutive që ishin të hapura duke braktisur procesin, deri në vendimin e kryetarit ë KZAZ-së Fatos Zotka për ta rinisur numërimin gjatë së martës.

Kur kanë mbetur edhe 13 kutitë e fundit për tu numëruar, kandidati i së majtës Petrit Sinaj është në avantazh me rreth 53 % të votave, përballë kandidatit të djathtë Kasëm Mahmutaj, që ka marrë 47 %.