Ben Blushi largohet nga PS?

614
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ishte sot I ftuar në emisionin “Opinion” në News 24, ku foli për referendumin e PS-së, i cili sipas tij ishte i trukuar. Ndër të tjera, Blushi komentoi edhe zërat për një largim të mundshëm nga PS. Ai u shpreh se nuk kërkon të largohet nga Partia Socialiste, por të ndryshojë mënyrën se si po drejtohet selia rozë. “Unë kam zgjedhur të mendoj për Shqipërinë. Deri sot nuk jam mërzitur sa të largohem. Për momentin nuk e mendoj largimin, por dua të ndryshoj mënyrën se si funksionon Partia Socialiste”, tha Blushi. Më herët, deputeti “rebel” i PS tha se referednumi për kryetarin ishte I trukuar. Sipas tij pjesëmarrja ishte nën 40%, por kutitë e votimit u mbushën. Blushi nënvizoi se Edi Rama kërkoi referendum por nuk bëri fushatë sepse e dinte rezultatin e referendumit.
Sigal