Ben Blushi denoncon: Si iu vodhën votat e familjes kandidatit të LIBRA-s

451
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, i cili nuk arriti të marrë mandatin e deputetit, pasi nuk ka kaloi pragun prej 3% ka denoncuar një rast të vjedhjes së votave në Memaliaj. Përmes një statusi ne ‘Facebook’ Blushi thotë se kandidati i LIBRA-s në Memaliaj, Mystehak Muho votoi bashkë me familjen për LIBRA, ku gjithsej bëheshin 6 vota, por gjatë numërimit, LIBRA doli me 0 vota.
Statusi ne ‘Facebook’: 
HISTORIA E KANDIDATIT LIBRA NË MEMALIAJ. SI JU VODHËN VOTAT E FAMILJES
Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori. Në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1.E dini sa vota gjeti pas numërimit? Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qeshorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos.
Sigal