Bejtja-Yuri Kim: Po u trajtua marrëveshja e 5 qershorit ‘si çështje nderi’ për të mira e gëzime

139

Gazetari Andi Bejtja me një status në Facebook ka komentuar deklatratën e sotme të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Bejtja ka komentuar në veçanti fjalën e ambasadores, e cila tha se ‘marrëveshja e 5 qershorit është çështje nderi’. Sipas Bejtjes, nëse kjo marrëveshje trajtohet si çështje nderi, atëherë, për të mira e gëzime.

Reagimi i plotë i gazetarit Andi Bejtja:

Sot Ambasadorja Juri Kim, duke folur për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, midis të tjerave e etiketoi atë si ‘çështje nderi’, duke nënvizuar në mënyrë eksplicite dhe që po pret qe ‘palët ta nderojnë atë’.

Madje u kujdes të thotë që nuk e ka firmën e vet.

Fjala ‘nder’ e ‘nderim’ ja ul vlerën kësaj marrëveshjeje, si në anglisht dhe në shqip.

E dashur Ambasadore, po ja latë këtë marrëveshje, për ju kaq të rëndësishme, aq sa nxorët dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeu të prononcohet publikisht, nderit për të mira e gëzime…

Kot paska dale Pompeu, kot i mblodhët palët në Ambasadë të firmosnit dhe kot e ngritët gishtin aq lart, duke thënë fillimisht se topi është në fushën e Lulit… Nejse, tashme nuk na ngelet gje tjetër veçse maxhoranca që theu hapur këtë marrëveshje, të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa keni ju besim ‘tek nderi i saj’.

Edhe njëherë për të mira e gëzime?.