“Bëjeni vetë emisionin pra”, Endri Shabani braktis studion e “Open”, Vasili: Është i lirë të bëjë ç’të dojë (VIDEO)

238
Sigal

Endri Shabani i “Nismës Thurje” është ngritur dhe ka braktisur studion e emisionit “Open”. Teksa fliste për programin e tij elektroral për zgjedhjet e 25 prillit, moderatorja Eni Vasili i preu fjalën pasi Shabani po akuzont edhe mediat, për humbjen e partive të reja.

Vasili i tha se nuk do ia bënte ai programin emisionit të saj dhe në këtë moment, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studioja.

 

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Endri Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Eni Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.

Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet.

Besart Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Eni Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.