Sigal

TIRANE- Avioni privat i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, gati sa nuk përfundoi në Serbi dy ditë më parë, ndonëse brenda tij udhëtonin krerët më të lartë të shtetit të Kosovës me destinacion Brukselin.

Në lidhje me këtë incident, që sipas Albcontrol ka ndodhur për shkak të pilotit të avionit ka folur edhe vetë Behgjet Pacolli i cili tha se për çështjen ka nisur një hetim.

“Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa. Diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim që tashmë ka filluar”, ka deklaruar Pacolli mbrëmë në Interaktiv të KTV-së.

Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit. Ai ka pranuar hapur se është gënjyer në mënyrë që avioni të kthehet pas.

“Bile bile se duhet m’u dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë”, ka deklaruar Pacolli.